​Vërshimet, situatë e qetë në Pejë

Peja

​Vërshimet, situatë e qetë në Pejë

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 15:55
Peja

Vërshimet e filluara nga nata e mbrëmshme kanë shkaktuar vërshime në disa komuna të vendit.

Gëzim Gashi, drejtor për mbrojtje dhe shpëtim në Komunën e Pejës tha për KosovaPress se për dallim nga nata e mbrëmshme, sot situata nga vërshimet është e qetë dhe nën kontroll.

Gashi tha se niveli i intensitetit të ujit është rënë dukshëm nga nata e mbrëmshme

Gashi: Gjendja e vërshimeve në Pejë për momentin është nën kontroll

Gjendja e vërshimeve në Pejë për momentin është nën kontroll, shiu është ndalur dhe çdo gjë është nën kontroll... Niveli i intensitetit të ujit është rënë dukshëm nga nata e mbrëmshme”, tha Gashi.

Ndërsa, përmendi edhe tri lagjet që kanë qenë në gjendje me të keqe, por sipas tij nuk ka pasur rrugë të pakalueshme për qytetarët.

Gashi: Kanë qenë tri lagje në gjendje më të keqe

Rrugë të pakalueshme nuk ka pasur, qendra e qytetit ka qenë prej kanalit “Kolica” ka qenë pak më në gjendje të keqe, lagjja “Fidanishte”, “Zatrat”, këto tri vende kanë qenë më keq, por u ndal shiu dhe për 15 minuta është qetësuar gjendja në këto vende dhe çdo gjë ka qenë në kontroll”, shtoi Gashi.

Ai po ashtu tha se ekipet emergjente, zjarrfikësit dhe komuna janë në terren. Ndërsa sa i përket dëmeve tha se Komisioni për hetimin e dëmeve është i informuar dhe presin kërkesat e qytetarëve këtë javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat