Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në rrugën “Eliot Engel” në Pejë.
Rastin e ka konfirmuar për median edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 14:45 dy persona kanë hyrë një këmbimore. Të maskuar dhe sipas ankueses njëra nga ta dyshohet se ka pasur armë. Meqenëse ajo është ndjerë e frikësuar ua ka dhënë disa para atyre. Siç deklaroi ajo nuk dihet se sa para kanë qenë”, tha Gashi.
“Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe e ka nisur hetimet lidhur me rastin. Po punohet për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, deklaroi ai.