Kryetar të Komunave të Kosovës organizuan konferencë për ndryshimet kilmatike

Prizreni

Kryetar të Komunave të Kosovës organizuan konferencë për ndryshimet kilmatike

Nga: A.SH Më: 18 prill 2019 Në ora: 15:05

Kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave të Mamushës, Junikut, Gjakovës, Deçanit, Suharekës, Malishevës, Rahovecit, Dragashit, Klinës e Mitrovicës, si dhe përfaqësuesit nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare, organizuan një konferencë ku diskutuan për adaptimin e komunave në ndryshimet klimatike.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një postimi në facebook shkruan se, nga kjo konferencë dolëm në përfundim se problemet kryesore të shkaktuara vijnë nga faktori njeri, duke përfshirë ndotjen e ambientit nga lirimi i gazrave të dëmshme, krijimin e deponive ilegale, dëmtimin e shtratit të lumenjve me anë të ndërhyrjeve të ndryshme dhe ndërtimit të hidrocentraleve, djegien e pyjeve etj., derisa një rëndësi të veçantë i kushtuam menaxhimit të situatës ndaj fatkeqësive natyrore.

Postimi i plotë:

Ndryshimet klimatike janë problem jo vetëm në vendin tonë, por në gjithë botën. Si rezultat i këtyre ndryshimeve, ka ndryshuar edhe moti, natyra dhe i gjithë mjedisi ku jetojmë, ndërsa pasojat e tyre mund t'i vërejmë kudo.

Andaj me kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave të Mamushës, Junikut, Gjakovës, Deçanit, Suharekës, Malishevës, Rahovecit, Dragashit, Klinës e Mitrovicës, si dhe përfaqësuesit nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare, organizuam një konferencë ku diskutuam për adaptimin e komunave në ndryshimet klimatike.

Nga kjo konferencë dolëm në përfundim se problemet kryesore të shkaktuara vijnë nga faktori njeri, duke përfshirë ndotjen e ambientit nga lirimi i gazrave të dëmshme, krijimin e deponive ilegale, dëmtimin e shtratit të lumenjve me anë të ndërhyrjeve të ndryshme dhe ndërtimit të hidrocentraleve, djegien e pyjeve etj., derisa një rëndësi të veçantë i kushtuam menaxhimit të situatës ndaj fatkeqësive natyrore.

Pas identifikimit të problemeve, u pajtuam që krijimi i qendrës për zhvillim të gjelbër është e domosdoshme për secilën komunë për të vlerësuar impaktin dhe ndikimin e projekteve të ndryshme në natyrë, derisa krahas vetëdijësimit të popullatës duhet të ketë edhe zbatueshmëri më efikase të ligjeve dhe bashkëpunim më të fortë në nivel të komunave dhe me nivelin qendror.

Krejt në fund, si shenjë simbolike, së bashku me kryetarin e Komunës së Suharekës, u dakorduam që t'i shpallim luftë mbeturinave me anë të një aksioni për pastrim, që do ta realizojmë nesër në zonën kufitare mes komunës së Prizrenit dhe asaj të Suharekës.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat