Erëra të forta në Prizren, rrëzojnë pishat

Prizreni

Erëra të forta në Prizren, rrëzojnë pishat

Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 00:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në vendin tonë po vazhdojnë të reshurat e borës, kjo pas një periudhe të gjatë me thatësi.

Derisa, që nga pasditja e sotme, nisën të reshurat e shiut,të shoqëruara me erëra të forta e stuhi.

Madje, erërat e forta që kanë goditur disa pjesë të vendit tonë ditën e sotme, si gjithnjë kanë sjellë edhe dëme.

Në qytetin e Prizrenit, përkatësisht tek Hamami i Gazi Mehmet Pashës, nga stuhia është rrëzuar një pishë e madhe.

Nuk raportohet për të lënduar, pasi policia dhe organet e tjera të shpëtimit kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes për ta larguar drurin nga rruga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat