Masat kundër koronavirusit – Prizreni shërbimet komunale i ofron në mënyrë elektronike - Bota Sot
Masat kundër koronavirusit – Prizreni shërbimet komunale i ofron në mënyrë elektronike

Prizreni

Masat kundër koronavirusit – Prizreni shërbimet komunale i ofron në mënyrë elektronike

Më: 23 mars 2020 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Me qëllim të marrjes së masave preventive për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, Komuna e Prizrenit njofton të gjithë qytetarët e saj se 𝙨𝙝𝙚̈𝙧𝙗𝙞𝙢𝙚𝙩 𝙖𝙙𝙢𝙞𝙣𝙞𝙨𝙩𝙧𝙖𝙩𝙞𝙫𝙚 𝙠𝙤𝙢𝙪𝙣𝙖𝙡𝙚 𝙩𝙖𝙣𝙞 𝙚 𝙩𝙪𝙩𝙟𝙚 𝙙𝙤 𝙩𝙚̈ 𝙤𝙛𝙧𝙤𝙝𝙚𝙣 𝙫𝙚𝙩𝙚̈𝙢 𝙣𝙚̈ 𝙢𝙚̈𝙣𝙮𝙧𝙚̈ 𝙚𝙡𝙚𝙠𝙩𝙧𝙤𝙣𝙞𝙠𝙚𝙤𝙣𝙡𝙞𝙣𝙚, duke i zëvendësuar shërbimet e ofruara deri më tani në Qendrën e Integruar me Një Ndalesë, nëpërmjet sporteleve dhe qasjes fizike me palë.

Ofrimi i shërbimeve online do të fillojë të zbatohet nga data e nesërme dhe do të zgjasë deri në një vendim tjetër nga Drejtoria e Administratës.

Qytetarët që kanë nevojë të dorëzojnë kërkesat, ankesat apo çështjet e tjera, duhet të adresohen në form ë elektronike online nëpërmjet e-mail adresës: [email protected]

𝙆𝙤𝙢𝙪𝙣𝙖 𝙚 𝙋𝙧𝙞𝙯𝙧𝙚𝙣𝙞𝙩 apelon qytetarët t’i respektojnë maksimalisht udhëzimet e Qeverisë së Kosovës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik duke mbajtur distancën sociale, higjienën personale, si dhe duke qëndruar në shtëpi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat