Mbyllet një fabrikë në Prizren, dyshohet për të infektuar me Covid 19

Prizreni

Mbyllet një fabrikë në Prizren, dyshohet për të infektuar me Covid 19

Më: 21 maj 2020 Në ora: 13:29
Ilustrim

Në qytetin e Prizrenit sot është mbyllur një fabrikë. Kjo pas dyshimeve se disa pjesëtarë nga stafi i saj janë infektuar me Covid 19. Testimet për të njëjtit pritet që të bëhen gjatë ditëve në vazhdim.

Këto të dhëna i tha gjatë ditës së sotme , drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu.

“Mbrëmë kanë rezultuar 8 raste pozitive me Coronavirus në Komunën e Prizrenit. Që të  gjithë kanë qenë të një familje, por njëri nga ta ka qenë punëtorë I një fabrike dhe  eventualisht ka mund që të ketë kontakt me personat e tjerë është dhënë vendimi që ajo fabrikë të mbyllet përkohësisht për një afat të pacaktuar”, ka thënë Shehu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat