Vjedhja brenda QKMF-së në Prizren, gjykata e shpallë fajtor të akuzuarin

Prizreni

Vjedhja brenda QKMF-së në Prizren, gjykata e shpallë fajtor të akuzuarin

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Prizren, 29 dhjetor 2020 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari i rastit Fatmir Krasniqi), ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit  Sh.Ç., për shkak se:

–    Se me datë 24.10.2019, rreth orës 10:00, në Prizren, saktësisht në korridorin e QKMF-së, i pandehuri me qëllim që vetes ti sjell përfitim pasuror të kundërligjshëm, i ‘a merr pasurinë e luajtshme të dëmtuarës, në atë mënyrë pasi që i pandehuri shkon në vendin e lartcekur për tu kontrolluar tek mjeku, i njëjti shfrytëzon momentin e volitshëm pasi që e dëmtuara ishte duke pritur në rend për tu kontrolluar tek mjeku, i pandehuri nga çanta e krahut i ‘a merr telefonin si dhe para të gatshme në vlerë prej 25 euro, ku më pas i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes pa u vërejtur nga askush,

kësodore ka kryer veprën penale vjedhje nga neni 313 par. 1 të KP-së.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit Sh.Ç., i ka shqiptuar :

Dënim me GJOBË në shumën prej 300 (pesëqind) euro, të cilën shumë të dënimit i akuzuari është i obliguar që ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimi, dhe

DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 1 (një) viti

I akuzuari është obliguar që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, ashtu që secili veç e veç obligohet të paguajë shumën prej 30 euro, dhe shumën prej 30 euro në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat