Prizren, kërkonte ndihmë për shkak të lëndimit në këmbë – mjekët i gjejnë predhën në gishta

Prizreni

Prizren, kërkonte ndihmë për shkak të lëndimit në këmbë – mjekët i gjejnë predhën në gishta

Më: 4 janar 2021 Në ora: 20:53
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetari në Prizren i është gjetur në gishtat e këmbës një predhë e armës.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se një person në Prizren kishte kërkuar ndihmë mjekësore dy herë, dhe më pas është gjetur predha e armës.

“Me datën 04.01.2021 rreth orës 17:40 policia ne Prizren ka pranuar një informatë se një person kërkon ndihmën mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal ne Prizren, ku sipas mjekëve nga Emergjenca e Spitalit Rajonal, dyshohet se viktima L.M i datëlindjes 1987 ,M/Sh/K kishte shkuar ne Spital për shkak të lëndimit në këmben e majtë.  Po ashtu viktima kishte kërkuar ndihmë mjekësore edhe me datë 01.01.2021 rreth orës 10;00, në Urgjencën e QKMF në Prizren. Në urgjencë viktima ka marrë vetëm ndihmën e parë dhe ka shkuar në shtëpi. Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësor viktima sot më datë 04.01.2021 rreth orës 10:00 ka shkuar në Spitalin Rajonal në Prizren dhe pas fotografimit RTG rezulton se në mesin e këmbës afër gishtit të mesëm ka një predhë të fishekut”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se “sipas mjekëve viktima do të qëndrojë në Spital për tretman te mëtutjeshëm mjekësor”.

“Lidhur me këtë raste ekipet relevante policore e në koordinim të plotë me Prokurorin Kujdestar është bërë kontrollimi i shtëpisë e me c ‘rast është gjet dhe konfiskuar një pistoletë Bereta (me leje),2 karikator, 40 fishek dhe një gëzhojë”.

Policia bën të ditur se në konsultimit me Prokurorin e Shtetit rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt hetimore. 

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat