Totaj: Tre të arrestuarit për mashtrim janë të afërt me qeverisjen lokale në Prizren

Prizreni

Totaj: Tre të arrestuarit për mashtrim janë të afërt me qeverisjen lokale në Prizren

Më: 17 prill 2021 Në ora: 00:06
Shaqir Totaj

"Haskuka e ka humbur edhe besimin e partisë së tij sepse e kemi një paralajmërim për një kandidat tjetër të VV-së për Prizren".

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se janë arrestuar tre persona për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka thënë se të tre të dyshuarit janë njerëz të afërt me qeverisjen lokale në Prizren që udhëhiqet prej Mytaher Haskukës nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Ne vazhdimisht kemi informuar opinionin për një keqqeverisje të vazhdueshme të Prizrenit prej se në qeverisje ka ardhur Lëvizja Vetëvendosje me Mytaher Haskukën. Ajo që ka ndodhë në tre vjetet e fundit, ka pasur një degradim në vazhdimësi dhe ditëve të fundit kemi pasur një aksion të Haskukës ku të gjitha partitë i ka larguar nga zyrat e tyre”.

Sipas Tolajt, Haskuka po i ndërmerr këto veprime në mënyrë që të fshihet për shkak të keqqeverisjes së tij në Prizren.

“Sa i përket korrupsionit, ne kemi paralajmëruar shumë raste; mirëpo rasti i fundit që ka ndodhur ditëve të fundit, një biznes e cili e ka marrë një tender prej 1.4 milion eurosh, është një biznes pronarët e të cilit janë të afërt me qeverisjen lokale”.

“Ky biznes i ka marrë dikur tetë tenderë deri më tani. Ky është një indikacion se si një biznes arrin t’i merr tetë tenderë – nuk e besoj se është e rastësishme”.

Ai ka shtuar se nëse një biznes arrin t’i merr tetë tenderë, është indikacion se ka pasur veprime manipuluese.

“Vet fakti që prokuroria i ka arrestuar tre persona, tregon se Haskuka nuk ka arritur ta ndalojë korrupsionin”.

“Haskuka e ka humbur edhe besimin e partisë së tij, sepse e kemi një paralajmërim për një kandidat tjetër të VV-së për Prizren”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat