Komuna e Prizrenit, ndër komunat e pakta që nuk ka nivel të arsimit parafillor në sistemin buxhetor

Prizreni

Komuna e Prizrenit, ndër komunat e pakta që nuk ka nivel të arsimit parafillor në sistemin buxhetor

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 14:18
Prizren

Kuvendi i Komunës së Prizrenit ka mbajtur të mërkurën seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Sulltan Badalli, me një pikë të rendit të ditës “Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për harmonizimin e numrit të stafit dhe ndarjeve buxhetore sipas kategorive ekonomike, brenda Drejtorisë së Arsimit dhe Shkencës në Komunën e Prizrenit”.

Mbledhja ka filluar me prezantimin e pikës nga ana e drejtoreshës së Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi-Vezgishi, e cila, duke folur për rëndësinë dhe rolin e çerdhes në edukimin e hershëm të fëmijëve, ka njoftuar se me votimin e kësaj pike jo vetëm që miratohen procedurat ligjore, por edhe formalizohen pagat e punëtorëve dhe shpenzimet e operative të çerdhes së parë publike në Prizren.

Duke theksuar që Komuna e Prizrenit është ndër komunat e pakta që nuk ka nivel të arsimit parafillor në sistemin buxhetor, drejtoresha Thaçi-Vezgishi ka thënë se Ministria e Financave ka kërkuar që ky harmonizim të kalojë përmes Kuvendit Komunal, në mënyrë që niveli i arsimit parafillor të funksionojë si nënprogram i arsimit, në aspektin buxhetor.

Më tej drejtoresha ka njoftuar se me këtë aprovim do të përfundohet procesi për funksionalizimin e institucionit parafillor, i cili do të plotësojë nevojat e komunitetit, si dhe do të rregullojë dhe formalizojë pagat e 19 anëtarëve të stafit të angazhuar të çerdhes publike.

Pas pyetjeve dhe çështjeve të ngritura nga kuvendarët, seanca u përmbyll për shkak të mungesës së kuorumit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat