Kryeminsitri Kurti ishte për vizitë në Prizren: Do ta fitojmë pa balotazh

Prizreni

Kryeminsitri Kurti ishte për vizitë në Prizren: Do ta fitojmë pa balotazh

Nga: A.SH Më: 23 shtator 2021 Në ora: 09:37
Albin Kurti

Kryeministrin Albin Kurti dje ishte për vizitë në qytetin e Prizrenit. Atje është pritur nga kryetari aktual dhe kandidat përsëri, Mytaher Hasakuka.

Kurti nga Prizreni ka thënë se këtë komunë do ta fitojmë pa balotazh në mënyrë që ta vazhdojmë sa më shpejtë bashkë qeverisjen.

Ai i dha mbështetje Haskukës duke ftuar qytetarët ta votojnë numrin e fitores dhe numrin e kandidatit që është 144.

Shkrimi Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook:

Me qeverisjen qendrore në Prishtinë e atë komunale në Prizren, me projektin e madh infrastrukturor që lidhë Prizrenin me Tetovën për çfarë kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut, jemi të bindur se ditë, javë, muaj e vite shumë më të mira e presin Prizrenin, tha Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës së djeshme në Prizren, ku qëndroi dhe zhvilloi disa takime në mbështetje të kandidatit tonë Mytaher Haskuka. Prizrenin do ta fitojmë pa balotazh në mënyrë që ta vazhdojmë sa më shpejtë Bashkë qeverisjen. 144 është numri i fitores tonë, 144 është numri i kandidatit Mytaher Haskuka.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat