Flet Anton Quni: Në listën time kam veteranë që kanë shërbyer gjatë kohës së okupimit

Prizreni

Flet Anton Quni: Në listën time kam veteranë që kanë shërbyer gjatë kohës së okupimit

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 00:42
Anton Quni

Anton Quni, kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e LDK’së, ka thënë se në listën e formuluar nga ai për komunën ku po garon ka përzgjedhur veteranë të profesioneve themelore.

Quni, në emisionin ‘dPt te Fidani’ ka folur edhe lidhur me kandidimin e tij, gjë për të cilën ka thënë se iu është përshtatur rrethanave të subjektit politik.

“Unë në të kalumën nuk e kam pasë idenë që krijohet ndonjë situatë që duhet me udhëheq edhe me komuna. Tu u nisë nga background-i im ka mendu se kryesisht angazhimi im do të jetë në fushën e sigurisë. Tani është e nënkuptueshme, nëse je kryetari i degës, je më potenciali për të garuar për komunë”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka folur edhe për fushatën dhe listën me të cilën po garon në Prizren.

“Ne kemi dalë nga zgjedhjet e fundit shumë të dëmtuar në numrin e votuesve, duke qenë më pak sesa pritjet tona. Unë ju thashë ne jemi për punë të vështira bashkëpunëtorve. Po të ishte lehtë, do t’i bënte dikush tjetër. Duke i parapa të gjitha ato vështirësi, duke i ndërmarrë të gjitha masat, ne kemi ndërtu një dinamikë të veprimeve”, ka thënë ai.

“Kur e kam ndërtu listën e kam pasë në konsideratë që në atë listë me iu përgjigj situatës. Tani në listën time janë veteranët e LDK’së, njerëzit që kanë ditë me e angazhu arsimin, shëndetësinë, në kushtet e okupimit”. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat