​Voton Shaqir Totaj: Deri tani kemi folur ne, sot flasin qytetarët

Prizreni

​Voton Shaqir Totaj: Deri tani kemi folur ne, sot flasin qytetarët

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 10:30
Shaqir Totaj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka votuar sot në qendrën e votimit në shkollën “Remzi Ademaj” në Prizren.

Ai me këtë rast ka ftuar qytetarët që të dalin të votojnë, pasi është dita e tyre për të vendosur se kush do të udhëheqë me qytetin historik të Kosovës.

“Sot është ditë e rëndësishme për Prizrenin, deri tani kemi folur ne politikanët, sot flasin qytetarët. Apeloj të dalin në numër sa më të madh të votojnë.

Të votojnë për ata që i preferojnë, pa presion dhe ndërhyrje. Të japim mesazh se jemi qytet dhe shtet i civilizuar që dimë të organizojmë proces zgjedhor, i cili duhet të jetë shembull dhe model për gjithë të tjerët”, tha ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat