KDTP mbështet Mytaher Haskukën në balotazhin e Prizrenit

Prizreni

KDTP mbështet Mytaher Haskukën në balotazhin e Prizrenit

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 17:26
Foto nga takimi

Partia e komunitetit turk KDTP, do të mbështes kandidatin e LVV për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka në garën e balotazhit.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga kandidati Haskuka përmes një postimi në facebook, ku shihet ai dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke (KDTP), Fikrim Damka.

“Falënderoj kryetarin e Partisë Demokratike Turke (KDTP), Fikrim Damka që iu përgjigj kërkesës së qytetarëve për të bashkë qeverisur më shumë për Prizrenin”, ka njoftuar Haskuka.

“Qeverisja e mirë dhe bashkëpunimi i mirëfilltë gjatë këtyre katër viteve, do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm, për të çuar përpara projektet madhore në interes të të gjithë qytetarëve të Prizrenit”, ka shkruar tutje Haskuka.

Haskuka thotë se bashkëpunimi me KDTP-në do të vazhdojë si në nivelin lokal ashtu edhe në nivelin qendror.

“Me kryetarin Damka kemi pasur një bashkëpunim të mirë edhe si ministër i Zhvillimit Rajonal, i cili ka rezultuar me projekte të rëndësishme për Prizrenin. Ky bashkëpunim i suksesshëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen, si në nivelin lokal, ashtu edhe në nivelin qendror”, thuhet në fund të njoftimit.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat