Kryetari Shaqir Totaj merr mbështetjen edhe të dy partive në Prizren

Prizreni

Kryetari Shaqir Totaj merr mbështetjen edhe të dy partive në Prizren

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 12:58
Foto nga takimi

 Pas mbështetjes nga Nisma Social Demokrate, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re e partive të tjera

minoritare, sot kandidati për Kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj ka marrë përkrahjen edhe të dy partive të Ashkalive të Kosovës, dega në Prizren.

Gani Elshani, Kryetar i Degës së Partisë të Ashkalive për Integrim në Prizren dhe Hasan Godemi, Kryetar i Degës së Partisë Demokratike të Ashkalive të Kosovës në Prizren, sot edhe zyrtarisht i kanë dhënë mbështetjen e tyre kryetarit Totaj. 

Kryetari Totaj ka thënë se ndryshimi për Prizrenin po vjen – me qytetarët dhe të gjitha partitë politike  që janë zhgënjyer me qeverisjen e tanishme. 

Mbështetjen sot na konfirmuan edhe Gani Elshani nga Partia e Ashkalive për Integrim (PAI) dhe Hasan Godemi nga Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK). Kështu edhe do të qeverisim – të bashkuar e pa dallime për të gjithë Prizrenin. 

Faleminderit për besimin dhe mbështetjen. Përpara Prizren!”, ka thënë Totaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat