Totaj: Bashkë me qytetarët po sjellim ndryshimin e madh në Prizren

Prizreni

Totaj: Bashkë me qytetarët po sjellim ndryshimin e madh në Prizren

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 20:11
Shaqir Totaj

Kandidati për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka marrë mbështetje të madhe edhe sonte në Hoqë të Qytetit, Poslishtë e Billushë të Vërrinit.

Totaj ka premtuar se së bashku me këtë mbështetje të qytetarëve, ndryshimi për Prizrenin do të jetë i dinjitetshëm.

Në këto takime Totaj ishte së bashku me Zafir Berishën nga Nisma Social Demokrate, i cili ditë më parë zyrtarizoi mbështetjen e tij për të.

“60 për qind e qytetarëve kanë votuar për ndryshim në raundin e parë të zgjedhjeve.”, ka thënë Totaj.

“Me Zafën dhe Kujtimin sot përjetuam edhe nga afër entuziasmin e madh të banorëve në Hoqë të Qytetit, Poslishtë e Billushë të Vërrinit. Të gjithë së bashku, pa dallim, janë mobilizuar e më të vendosur së kurrë për të sjellë ndryshimin.”, ka thënë Totaj.

Totaj ka thënë se këtë besim padyshim që do t'ua kthejë me qeverisje të mirë e zhvillimore pas 14 nëntorit.

“Prizrenit tonë do t'ia kthejmë dinjitetin – për ta bërë një qytet të barabartë për të gjithë qytetarët.”, ka thënë ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat