Totaj: Jam takuar me Qunin, por nuk kemi arritur të bëjmë koalicion

Prizreni

Totaj: Jam takuar me Qunin, por nuk kemi arritur të bëjmë koalicion

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 22:53
Shaqir Totaj

Kandidati i PDK’së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj tha se është takuar me Anton Qunin, kryetar i degës së LDK’së në Prizren. Tha se pavarësisht se nuk kanë koalicion, patën një bisedë të mirë.

“Unë mendoj se përcaktues esencial i këtyre zgjedhjeve do të jetë LDK’ja sepse kanë pasur një numër të madh të votave dhe kanë elektorat stabil edhe pse formalisht janë treguar si liberal unë kam pasur bisedime me shumë votues të tyre, me shumë përkrahës të tyre”, tha Totaj.

“Koalicion nuk kemi, por kemi marrë përkrahje nga shumë struktura të tyre të cilët nuk janë udhëheqës, nga nëndegë, nga votues, nga simpatizantë të cilët e kanë votuar më parë LDK’në”, shtoi ai.

“Me z.Quni kemi biseduar në telefon. Kemi pasur një takim të rastësishëm në Zym të Hasit. Një bisedë miqësore dhe nuk kemi arritur të bëjmë koalicion mirëpo toni i bisedës ka qenë pozitiv, ka qenë i mirë”, theksoi Totaj.

Totaj tha se presin të marrin vota nga minoritetet pavarësisht se liderët e këtyre partive kanë marrëveshje për koalicion me Mytaher Haskukën.

“Elektorati i atyre partive është i pakënaqur dhe gjasat janë shumë serioze që elektorati nuk do të orientohet në bllok në respektim të marrëveshjeve që i kanë bërë liderët e partive politike minoritare”, tha Totaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat