​Pak votues deri tash në qendrën më të madhe të votimit në Prizren

Prizreni

​Pak votues deri tash në qendrën më të madhe të votimit në Prizren

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 10:03
Pamje nga votimet, 14 nëntor 2021

Interesim i ulët i qytetarëve për të votuar në qendrën më të madhe të votimit në shkollën “11 marsi”, në Prizren. Pak qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim në dy orët e para të zgjedhjeve për raundin e dytë në këtë qendër votimi. Qytetarët shprehet të kënaqur me organizimin e procesit zgjedhor, ndërsa shprehin mendime të kundërta për vazhdimësinë ose ndryshimin në udhëheqjen komunale.

Levent Përvaqa se i tërë procesi i votimit ka qenë i lehtë dhe pa ndonjë telash. Ai kërkon një mirëqenie më madhe pas zgjedhjeve, teksa kërkon ndryshim në qeverisje.

Përvaqa: Lutem të bëhet më mirë dhe bëhet ndryshimi

“Procesi i votimit shumë i lehtë ka qenë, asnjë telashe nuk kam pas…ishalla bëhet më mirë dhe bëhet ndryshim”, tha ai.

Qytetari tjetër, Agim Morina thotë se ai nuk është për ndryshim.

Morina: Unë nuk ndryshoj kurrë

“Asnjë parregullsi nuk kishte, çdo gjë shkoi në rregull dhe mirë …unë nuk ndryshoj kurrë”, deklaron ai.

Kurse, Besniku që hezitoi të tregoi edhe mbiemrin, tha se procesi i votimit për të ishte i lehtë.

Besnik: Procesi shkoi mirë pa problem

“Procesi shkoi mirë pa problem votova…nuk e di çka me të thanë për (ndryshim)”, tha ai.

Kjo qendër ka mbi 19 mijë votues me të drejtë votë dhe gjithsei 22 vendovotime.

Në komunën e Prizrenit në raundin e dytë për kryetar, po garojnë Mytaher Haskuka nga LVV dhe Shaqir Totaj nga PDK.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat