Shaqir Totaj zyrtarisht fitues i garës në Prizren

Prizreni

Shaqir Totaj zyrtarisht fitues i garës në Prizren

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 12:10
Shaqir Totaj

Shaqir Totaj i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), zyrtarisht është fitues i zgjedhjeve në Prizren me 50.9% të votave, kundrejt Mytaher Haskukës së Vetëvendosjes (VV), me 49.1% të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 20 nga 21 Komunat, të cilat u mbajtën më 14 nëntor 2021.

Shaqir Totaj i PDK’së në Prizren ka dalë fitues me 27 mijë e 689 vota, apo 50,93%. Ndërsa Haskuka ka marrë 26 mijë e 680 vota apo 49,07%.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimare, në afat brenda 24 orësh, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa..

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat