Keqpërdorën detyrën zyrtare, aktakuzë për pesë zyrtarë policorë në Prizren

Prizreni

Keqpërdorën detyrën zyrtare, aktakuzë për pesë zyrtarë policorë në Prizren

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 11:07
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër pesë zyrtarëve policorë: S.H., V.K., F.K., A.P., dhe A.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Në një komunikatë të Prokurorisë bëhet e ditur se sipas aktakuzës, me datë 16.07.2020, rreth orës 11:00 min., në Prizren, në automjetin zyrtar – kombi policor dhe në stacionin policor “Alfa”, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

“Të akuzuarit e lartcekur në cilësi të personave zyrtarë, në kuadër të NJSO - Prishtinë, kanë keqpërdorur detyrën apo autorizimet e tyre, keqtrajtojnë, frikësojnë dhe fyejnë rëndë dinjitetin e personave tjerë, të dëmtuarve: I.K., L.K., E.K., dhe N.D., në atë mënyrë që pasi i fusin në automjetin-kombi të policisë, gjatë transportimit të tyre prej sheshit ‘Shatërvan’ gjer në Stacionin Policor ‘Alfa’ në Prizren, derisa të dëmtuarit ishin me pranga në duar, të njëjtit i keqtrajtojnë me fjalë të rënda fyese dhe sharje ndër më të ndryshmet. Po ashtu, të njëjtit i keqtrajtojnë duke i sulmuar fizikisht, me shuplaka dhe grushte, me ç’rast i dëmtuari I.K., dhe L.K, pësojnë lëndime trupore të shkaktuara nga goditja me mjet të fortë dhe të rëndë”, thuhet në komunikatë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat