Ambasadori i Turqisë, Z. Çagri Sakar viziton Komunën e Prizrenit

Prizreni

Ambasadori i Turqisë, Z. Çagri Sakar viziton Komunën e Prizrenit

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 15:59
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka pritur sot në takim Shkëlqësinë e tij, Ambasadorin e Turqisë, Z. Çagri Sakar me bashkëpunëtorë.

Kryetari, Totaj me Shkëlqësinë e tij, Ambasadorin, Sakar kanë biseduar pë bashkëpunimet në vazhdim dhe për investimet e planifikuara të investitorëve turq në Kosovë, gjegjësisht në Komunën e Prizrenit.

Kryetari, Totaj në këtë takim ka siguruar ambasadorin se do të ketë mbështetje institucionale dhe përkrahjen e tij për ti bërë të realizueshme investimet që janë në interes të dy popujve dhe thellimit të bashkëpunimit të Komunës së Prizrenit me Ambasadën e Turqisë.

Kryetari, Shaqir Totaj është shprehur se Turqia është shtet mik i Kosovës, aleat i yni dhe mbështetëse e rrugëtimit të vendit tonë për shtetndërtim, prandaj Z. Totaj do ta ketë bashkëpunimin me shtetin e Turqisë pjesë të axhendës në qeverisjen e tij lokale.

Image
Pamje nga takimi
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat