Flamujt turk u larguan nga shtyllat në Prizren, reagon Totaj

Prizreni

Flamujt turk u larguan nga shtyllat në Prizren, reagon Totaj

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 14:49
Shaqir Totaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar pasi janë arrestuar pesë persona për largimin e flamujve turk nga shtyllat elektrike, ku i kanë vendosur për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Totaj ka dënuar aktin e largimit të flamujve turk nga shtyllat.

“Unë si kryetar i Komunës së Prizrenit, në emër të institucioneve komunale, dënojmë aktin e largimit të flamujve turk nga shtyllat, ku i kemi vendosur ne, për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Totaj.

“Shteti mik Turqia, ka qenë dhe mbetet një ndër shtetet më mbështetëse të vendit tonë. Komuniteti turk poashtu jeton në qytetin tonë në harmoni të plotë me gjithë komunitetet e tjera, diversiteti është vlerë e veçantë në qytetin e Prizrenit”.

“Akte të tilla dëmtojnë jetesën e përbashkët dhe marrëdhëniet e mira që kemi me komunitetin turk dhe shtetin e Turqisë. Përshëndesim organet e rendit për reagimin e shpejtë ndaj kësaj dukurie të papranueshme për qytetin tone”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat