21-vjeçari nga Suhareka dërgohet në spital ‘i vdekur’, mjekët e kthejnë në jetë

Prizreni

21-vjeçari nga Suhareka dërgohet në spital ‘i vdekur’, mjekët e kthejnë në jetë

Më: 25 mars 2022 Në ora: 14:30
Ilustrim

Një 21-vjeçar është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë, por ka arritur të rikthehet në jetë nga stafi shëndetësor.

Lajmin e ka bërë të ditur QMF në Duhël.

Të cilët bëjnë të ditur se pacienti kishte pësuar arrest kardiak, por pas shërbimeve të nevojshme është rikthyer në jetë.

21-vjeçari është dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim të mëtutjeshëm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat