“Erdhi me ‘bark’ te ne”, flet kunati i 15-vjeçares që lindi sot në Prizren

Prizreni

“Erdhi me ‘bark’ te ne”, flet kunati i 15-vjeçares që lindi sot në Prizren

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 00:03
Foto ilustrim

Vëllai i bashkëshortit të 15-vjeçares e cila lindi sot në Spital të Prizrenit thotë se martesa mes vëllait të tij dhe tashmë kunatës së tij, të mitur, është bërë me pëlqimin e të dyve.

Ai thotë se martesa u bë me mësit, teksa shtoi se 15-vjeçarja ka qenë e martuar më herët në Mal të Zi dhe ka ardhur shtatzënë nga shtëpia e babait të saj.

“Vëllau është martuar qe 3-4 muaj. Ajo ka ardhur shtatzënë prej babait të saj, ajo ka qenë e martuar në Mal të Zi dhe ne e kemi marrë me ‘bark’. Vëllai ka qenë i martuar një herë dhe e ka lëshuar atë”.

“Ne e kemi çuar djalin atje, janë dashuruar bashkë, kanë folur bashkë dhe janë pëlqyer. Mosha s’ka pasur kurrfarë problemi, ajo është martuar me dëshirën e saj”, është shprehur ai në “Edicionin Special”.

Por lindjen e kunatës 15-vjeçare, vëllai i burrit të saj shprehet i lumtur teksa thotë “po presim kur të na vijë nusja me ‘evlad’, të na gëzojë edhe neve familjarëve”.

Ai thotë se për vajzën minorene nuk ka pasur problem mosha e vëllait të tij, derisa shton se e njëjta para martesës ka thënë “unë po dua veç jetesë”.

Kujtojmë se në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës ka hapur rast për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat