Sokoli: Nuk është e vërtetë se gjatë mandatit të LVV-së në Prizren ka pasur punëtorë pa kontrata

Prizreni

Sokoli: Nuk është e vërtetë se gjatë mandatit të LVV-së në Prizren ka pasur punëtorë pa kontrata

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 00:21
Selman Sokoli

Asamblisti i LVV-së në Komunën e Prizrenit, Selman Sokoli ka demantuar deklaratën e kryetarit të PDK-së në këtë komunë, Shaqir Totajt, i cili pati thënë se kur e ka marrë mandatin ka gjetur një numër të madh të punëtorëve që kanë punuar nëpër drejtori pa kontrata.

Sokoli e ka quajtur të pavërtetë deklaratën e Totajt, teksa tha se LVV-së i janë drejtuar edhe ndërkombëtarët si dhe KFOR-i, por që sipas tij, nuk kanë gjetur asgjë.

“Kjo nuk është e vërtetë, menjëherë pas kësaj deklarate, neve na janë drejtuar institucionet edhe ndërkombëtare edhe KFOR-i, dhe ju kemi thënë që munden me iu drejtuar komunës, mirëpo siç duket nuk kanë gjet asgjë”, deklaroi Sokoli.

Sipas tij, PDK-ja deklaratat i ka të pabazuara.

“Thjesht ka qenë një deklaratë. PDK-ja në Prizren ka inflacion të deklaratave dhe i ka shumë ta pabazuara”, tha më tej Sokoli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat