Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, mori pjesë në hapjen e objektit të ri të "American Corner"!

Prizreni

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, mori pjesë në hapjen e objektit të ri të "American Corner"!

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 19:24
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, mori pjesë në hapjen e objektit të ri të "American Corner"!

Sot u bë hapja e objektit të ri të “Këndit Amerikan” në Prizren që ka një rëndësi të veçantë për qytetin, ku, pjesëmarrës ishin Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, përfaqësuesja e Ambasadës Amerikane në Kosovë, Kelsey De Ridaldis, zyrtarë të “American Corner”, nxënës e qytetarë.

Në “Këndin Amerikan” do të organizohen trajnime të ndryshme që do t’i shërbejnë qytetarëve të Prizrenit, sidomos të rinjve.

Vlen të theksohet trajnimi i fundit me Profesorin Adam Maltese.

Në lokacionin e ri të “American Corner” ndodhet edhe Biblioteka e Qytetit që do të jenë një vend takim unik për adhuruesit e librit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat