Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, shënoi Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve

Prizreni

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, shënoi Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 13:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me pjesëtarë të komunitetit boshnjak dhe të Shoqërisë Kulturo-Artistike “Šarski Behar” në Prizren, shënuan sot 28 shtatorin – Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve, me ç’rast edhe në Prizren janë organizuar një sërë aktivitetesh për këtë ditë, për nder të respektimit të vlerave dhe kulturës boshnjake.

“Urime të gjithë boshnjakëve këtë ditë të veçantë për ta!” – uroi Kryetari Totaj.

Kryetari Shaqir Totaj, potencoi me këtë rast se Prizreni njihet si simbol i tolerancës, bashkëjetesës dhe ndërtimit të urave me të gjithë, në shërbim të zhvillimit të të gjitha sferave të jetës, duke thënë se komuniteti boshnjak ka një rëndësi të veçantë në shoqërinë tonë, pasi, mozaiku i gjithë pasqyrës së Komunës së Prizrenit kompletohet me të gjithë qytetarët e saj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat