Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, priti udhëheqësit e Federatës së Tenisit të Kosovës!

Prizreni

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, priti udhëheqësit e Federatës së Tenisit të Kosovës!

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 16:49
Pamje nga takimi

Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e DKRS-së, Adem Morina, takuan sot Drejtorin për Zhvillim pran Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF), Vitor Cabral, Presidentin e FTK-së, Jeton Hadërgjonaj, Nënkryetaren e FTK-së, Blerina Mati dhe Selektorin e Përfaqësueses së Tenisit të Kosovës, Naim Shehu.

Temë diskutimi ishte zhvillimi i tenisit dhe krijimi i infrastrukturës për këtë sport në Komunën e Prizrenit.

Në Prizren, së shpejti do të mbulohen dy terrene të tenisit në mënyrë që aktiviteti të zhvillohet gjatë tërë vitit.

Me këtë rast, Kryetari Totaj u zotua se Komuna e Prizrenit do të përpiqet të ndaj një parcelë për ndërtimin e kompleksit të terreneve moderne të tenisit, pasi, tenistët e Prizrenit meritojnë ambient profesional për të luajtur.

Image
Pamje nga takimi
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat