Erërat e fuqishme shkaktuan dëme të shumta mbrëmë në Prizren

Prizreni

Erërat e fuqishme shkaktuan dëme të shumta mbrëmë në Prizren

Më: 18 janar 2023 Në ora: 17:21
Pamje nga Prizreni

Erërat e fuqishme që mbizotëruan mbrëmë në Prizren, shkaktuan dëme të shumta.

Kështu së paku thotë Komuna e Prizrenit.

Për të parë dëmin, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtoreshën e Emergjencës dhe Sigurisë, Ramize Shala, vizituan sot disa nga prej vendeve më të prekura nga erërat e fuqishme mbrëmë, “që shkaktuan dëme të shumta, ku në disa zona kishte edhe ndërprerje të gjatë të energjisë elektrike”.

Me këtë rast, Totaj tha se “Komuna e Prizrenit do t’u dalë në ndihmë të gjithëve dhe do t’i shfrytëzojë të gjitha kapacitetet e veta për të qenë afër qytetarëve në momente krizash natyrore”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat