Prizrenasit kremtojnë për pavarësi por presin më shumë nga qeveria

Prizreni

Prizrenasit kremtojnë për pavarësi por presin më shumë nga qeveria

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 17:30
Prizrenasit kremtojnë për pavarësi

Me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, shumë qytetarë dolën për të festuar në Prizren. Rrugët e kësaj komune u mbushën plot me njerëz të premten e për vizitorët kishte edhe argëtim nga vendasit.

Kështu ngjyrat verdhë e kaltër kishin zënë hapësirat më të mëdha të shesheve dhe lokaleve në Prizren. Deri sa qytetarët thonë se po ndjehet shumë mungesa e festës në të gjithë territorin e vendit.

Qytetar: Ma mirë se ditët tjera por një mungesë e madhe pasi nuk mund të festojmë në të gjithë Kosovës

“Ma mirë se ditët tjera por një mungesë e madhe pasi nuk mund të festojmë në të gjithë Kosovës, pasi kanë mbet disa vende...Koha e mirë popull boll. Ma së mirë ishte me u bashku të gjithë e jo kundër njëri tjetrit. Sidomos në këtë kohë”, thotë një qytetar.

Ndërsa një tjetër qytetar thotë se me Albinin Kurtin nuk është i kënaqur.

Qytetar: Me Albin Kurtin s’ jam i kënaqur hiq, se nuk i ka rrit pensionet.

“Me Albin Kurtin s’ jam i kënaqur hiq, se nuk i ka rrit pensionet. Kam punu 40 vjet e marr pensionin 200 euro. Kam punu në Liri me 200 euro kurgjo, 60 70 euro barna”, ka thënë një tjetër qytetar i Prizrenit.

Një tregtar ankohet se nuk po ka punë. Ai është shprehur se është i kënaqur me festën por punë nuk ka.

Qytetar: Sot shumë mirë kënaqësi ishalla ka punë për ne

“Sot shumë mirë kënaqësi ishalla ka punë për ne. Ska punë për besë. Me pasë punë është Kosova njësh, por kanë ikur rinia, krejt pleq kanë mbet. Mu kon me pas punë nuk ikin rinia”, ka thënë njëri nga tregtarët e Prizrenit. 

Një mërgimtar i cili thotë se ka ardhur enkas për këtë festë të pavarësisë thotë se 

Qytetar: Kemi ardh, në gurbet jemi, kemi ardhur me festu.

“Kemi ardh, në gurbet jemi, kemi ardhur me festu. Kam ardhur enkas. Kemi prit ma shumë por shumë e zbehtë po duket. Ndryshime ka të mëdha, e me qeverisje presim pak ma shumë”, thotë njëri nga mërgimtarët.

Ankesa për atmosferën festive ka një tjetër banor i Prizrenit. Ai thotë se ka pritur më shumë me këtë qeverisje. 

Qytetar:Pak zbeht është sivjet pavarësia

“Pak zbeht është sivjet pavarësia. Kemi prit ma shumë me këtë qeverisje ndoshta pritet pak ma shumë. Po presim ma shumë se për katër vite është problem”, ka thënë një qytetar i komunës së Prizrenit. 

Ndërsa i entuziazmuar për festën është shprehur një tjetër qytetar i cili ka thënë se është një ditë shumë madhështore për popullin shqiptar me qindra vjet e kemi pritë këtë ditë.

Qytetari:Është një ditë shumë madhështore për popullin shqiptar

“Është një ditë shumë madhështore për popullin shqiptar me qindra vjet e kemi pritë këtë ditë. Lavdi atyre që kanë rënë heronj për këtë tokë lavdi tërë popullit shqiptar dhe të gjithë që kanë rënë për liri. Duhet me qenë më madhështore se është një ditë e shenjtë. Kosovën e kemi ëndërru siç është tash”, ka thënë ky qytetar.

Ndërkaq, Komuna e Prizrenit, me rastin e kremtimit të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, këtë vit ka pasur një agjendë më të ngjeshur përmes mbështetjes së organizimit të aktiviteteve të ndryshme kulturo-artistike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat