Anulohet konkursi i Komunës së Prizrenit për stomatologë, aplikanti Fejzë Kabashi e quan të turpshëm

Prizreni

Anulohet konkursi i Komunës së Prizrenit për stomatologë, aplikanti Fejzë Kabashi e quan të turpshëm

Më: 24 maj 2023 Në ora: 23:44
Foto ilustrim

Arsyetimi i Komunës së Prizrenit për anulimin e konkursit për stomatologë, sipas Fejzë Kabashit, i cili aplikoi në këtë konkurs, është i turpshëm dhe si i tillë shpërfaq, thotë ai, paaftësinë e departamenteve komunale.

“Arsye e turpshme, paaftësi e zyrave me u marrë vesh mes vete se nuk e kanë ditur se kush duhet me e anulu konkursin dhe pas një viti e kanë kuptu se kush duhet dhe e kanë anulu”, shprehet Kabashi.

E zhgënjyer me këtë vendim është edhe Blerta Shantiri, e cila për më shumë se dhjetë muaj priti rezultatet e testit me shkrim, të cilit iu nënshtrua më 17 qershor të 2022-ës.

“Konkursi është anulu pa asnjë arsye. Duhet të ketë një arsye të saktë, adekuate për me ditë pse u anulu konkursi dhe cilat janë rrethanat. Përveç që janë shkelë të drejtat e njeriut, validiteti i konkursit ka qenë 30 përqind nga ajo çka kemi pritë ne dhe ka mbetë pezull kjo”, thotë ajo.

Kandidatët që pritën një vit për të marrë vesh nëse u pranuan ose jo si mjekë dentarë në Prizren apelojnë organet e drejtësisë që të zbardhet e vërteta e zvarritjes së këtij konkursi.

“U bëj thirrje organeve të drejtësisë që ta hetojnë seriozisht këtë punë sepse nëse ka pasë bazë me u anulu tash, pse nuk u anulu në javën e parë ose të dytë, kur komisioni ka dhënë dorëheqje”, apelon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat