“Hidroregjioni Jugor” njofton konsumatorët në Prizren se uji është përsëri i sigurt për pije

Prizreni

“Hidroregjioni Jugor” njofton konsumatorët në Prizren se uji është përsëri i sigurt për pije

Më: 19 prill 2025 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët në Prizren se uji sërish është i sigurt për pije.

Sipas njoftimit të kësaj kompanie edhe furnizimi është kthyer në normalitet, pas intervenimeve të fundit.

Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se pas përfundimit të punimeve dhe stabilizimit të rrjetit të furnizimit me ujë, uji tashmë është i sigurt për pije. Furnizimi me ujë është rikthyer në normalitet edhe në zonat që ishin të prekura nga turbullirat”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor.

Kompania ka shprehur mirënjohje për durimin dhe mirëkuptimin e konsumatorëve.

KRU “Hidroregjioni Jugor” të premten pat njoftuar konsumatorët se uji nuk është i sigurt për pije.

Sipas njoftimit të ditës së premte gjatë punimeve ishin paraqitur turbullira në rrjetin e furnizimit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat