Policia nis patrullimet me biçikleta në zonat urbane të Prizrenit

Prizreni

Policia nis patrullimet me biçikleta në zonat urbane të Prizrenit

Më: 16 maj 2025 Në ora: 13:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia Rajonale në Prizren ka bërë të ditur se nga kjo javë, janë aktivizuar njësitet patrulluese të policëve me biçikleta, në Stacionin Policor Prizren dhe në Stacionin Policor Prizren-Veri.

Këto njësite janë aktivizuar me qëllim të rritjes së prezencës policore në hapësira publike, lehtësimit të qasjes në zonat e ngushta urbane, si dhe për të forcuar bashkëpunimin dhe komunikimin me qytetarët”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Aty theksohet se patrullimi me biçikleta paraqet një formë moderne dhe efikase të angazhimit policor, duke kontribuar gjithashtu në mbrojtjen e mjedisit dhe në një reagim më të shpejtë në rast nevoje.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhimet e saj për të garantuar sigurinë, rendin dhe qetësinë publike, duke përdorur mjete dhe metoda bashkëkohore të punës. Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me njësitet patrulluese dhe t’i adresojnë nevojat apo shqetësimet e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë”, përfundon njoftimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat