Policia në Prizren për 40 minuta i konfiskon shtatë patentë-shoferë

Prizreni

Policia në Prizren për 40 minuta i konfiskon shtatë patentë-shoferë

Më: 28 maj 2025 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Njësia rajonale për trafik rrugor në Prizren ka njoftuar se të mërkurën ka konfiskuar 11 patentë shoferë.

Sipas njoftimit, shtatë nga patentë-shoferët janë konfiskuar brenda 40 minutash në rrugën “Wesli Clark”.

Organet e rendit, theksojnë se shtatë personat nuk janë ndalur në semafor në kohën kur drita e kuqe ka qenë e ndezur.

Më tutje është bërë e ditur se tre patentë shoferë janë konfiskuar për shkak të tejkalimit në vijë të plotë, në segmentin rrugor Suharekë – Carralevë.

Shkeljet thuhet se janë dokumentuar përmes video-incizimit nga kamera e veturës me radar mobil.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat