Prizreni mirëpret diasporën pak më ndryshe, oborret e pesë shkollave i lëshon për parkingje

Prizren

Prizreni mirëpret diasporën pak më ndryshe, oborret e pesë shkollave i lëshon për parkingje

Më: 17 korrik 2025 Në ora: 07:40
Foto ilustrim

Vera është e mërgimtarëve në Kosovë.

Prizreni mirëpret diasporën pak më ndryshe.

Komuna e Prizrenit ka marr vendim që t’i lejojë në shfrytëzim hapësira për parking, oborret e katër shkollave në qytet, dhe një në fshatin Zhur.

“Komuna e Prizrenit ka marr vendim që t’iu urojë mirëseardhje bashkatdhetarëve, duke iu mundësuar atyre parkingun e veturave në oborrin e gjimnazit ‘Gjon Buzuku’, në shkollën ‘Lidhja e Prizrenit’, në shkollën ‘Motrat Qiriazi’, në shkollën ‘Emin Duraku’ dhe në shkollën ‘Dëshmorët e Zhurit’”, tha Salihu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat