Një kapitull të ri, Kurti thotë se Prizreni ka nevojë për Artan Abrashin

Prizreni

Një kapitull të ri, Kurti thotë se Prizreni ka nevojë për Artan Abrashin

Nga: Bota sot Më: 11 tetor 2025 Në ora: 10:16
Artan Abrashi- Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, thotë se me Artan Abrashin në Prizren do të fillojë një kapitull i ri.

Në përmbyllje të fushatës në Prizren, Kurti ka thënë se Prizreni ka nevojë për dikë që është pranë qytetit, dikë që e di çdo rrugicë, çdo lagje e çdo nevojë të qytetarëve.

“Me Artan Abrashin, në Prizren e fillojmë një kapitull të ri, ndërsa pushteti aktual lokal që e përfaqëson të vjetrën, kapitullon.

Prizreni ka nevojë për dikë që është pranë qytetit, dikë që e di çdo rrugicë, çdo lagje e çdo nevojë të qytetarëve. Në këtë mandat të ri duhet ta kemi Artan Abrashin kryetar, i cili i jep prioritet arsimit, infrastrukturës, digjitalizimit, prodhimtarisë e rritjes së punësimit.

Komuna që janë gjashtëfish më të vogla se Prizreni, si Shtimja, kanë patur më shumë zhvillim e përparim në këto katër vite. Sepse Lëvizja VETËVENDOSJE! në nivel lokal ka dëshmuar se qeveris mirë, me vizion, me ndershmëri. Prizrenit duhet t'ia kthejmë qeverisjen e VETËVENDOSJE!, me Artan Abrashin në krye, me votën për numrin 105”, ka shkruar Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat