Drejtoria e Shërbimeve Publike u del në ndihmë banorëve të Korishës pas bllokimit të kanaleve të ujit

Prizreni

Drejtoria e Shërbimeve Publike u del në ndihmë banorëve të Korishës pas bllokimit të kanaleve të ujit

Më: 26 tetor 2025 Në ora: 21:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë sot vendin tonë kanë shkaktuar rrezik vërshimesh në lagjen e Drumit të Vjetër në fshatin Korishë. Falë reagimit të menjëhershëm të institucioneve lokale dhe komunale, situata është vënë nën kontroll pa shkaktuar dëme materiale.

Menjëherë pas njoftimit të kryetarit të Bashkësisë Lokale të Korishës, Abaz Bobaj, në bashkëpunim me drejtorin e Inspektoratit në Prizren, Islam Ukimeri, në terren u angazhuan mjetet e nevojshme për pastrimin e kanaleve dhe hapësirave të bllokuara nga uji.

Ndërhyrja u bë me mbështetjen e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, e udhëhequr nga Çelë Lamaj, ndërsa bagerët u sollën me shpejtësi për të parandaluar vërshimet dhe dëmtimet e mundshme në zonë.

Bashkësia Lokale e Korishës ka shprehur falënderim për Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, drejtorët Çelë Lamaj dhe Islam Ukimeri për reagimin e shpejtë dhe bashkëpunimin e ngushtë në shërbim të banorëve.

Një falënderim i veçantë është adresuar edhe për kompaninë G-Project sh.p.k., e cila reagoi menjëherë për të ofruar ndihmën e saj në terren.

Sipas Bashkësisë Lokale, këto veprime të koordinuara dëshmojnë rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve për mbrojtjen e banorëve dhe pronës publike nga pasojat e motit të keq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat