​Prokuroria siguron urdhëresën e gjykatës për ngrirjen e 42 pronave në vlerë rreth 3 milionë euro

Prizren

​Prokuroria siguron urdhëresën e gjykatës për ngrirjen e 42 pronave në vlerë rreth 3 milionë euro

Më: 4 maj 2026 Në ora: 14:24
Prokuroria Themelore në Prizren

Në një proces hetimor që është duke vazhduar, Prokuroria Themelore në Prizren është duke trajtuar një rast që lidhet me veprat penale të falsifikimit të dokumenteve, legalizimit të përmbajtjes së rreme dhe mashtrimit, me qëllim përfitimi pasuror dhe pengimin e kthimit të pronave te pronari i ligjshëm.

Sipas njoftimit, Prokuroria Themelore në Prizren ka arritur të sigurojë Urdhrin Ndalues Përfundimtar për të gjitha pronat e të dëmtuarit, duke mundësuar ngrirjen e 42 pronave me vlerë të përgjithshme të tregut rreth 3 milion euro.

“Këto prona pritet që, pas përfundimit të procedurës penale, t’i kthehen të dëmtuarit.

Në kuadër të hetimeve, prokuroria është duke zhvilluar procedurë penale ndaj tre personave fizikë, dy prej të cilëve të trajtuar nën masat e sigurisë për prezencën e të pandehurve në procedurë”, thuhet në njoftim.

Në fund ajo bën të ditur se rasti është duke vazhduar të hetohet dhe publiku do të mbahet i informuar për zhvillimet e mëtejme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat