Gjobiten me 1100 euro kompania dhe ngasësi i një kamioni në Prizren

Prizren

Gjobiten me 1100 euro kompania dhe ngasësi i një kamioni në Prizren

Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 13:36
Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka gjobitur me 1 mijë e 100 euro një kompani dhe drejtuesin e një kamioni në Landovicë të Prizrenit.

Kjo për shkak të ndotjes së rrugës në afërsi të një vend-punishteje.

Drejtuesi i kamionit nuk kishte pastruar rrotat e automjetit para se të dilte nga terreni me baltë në rrugën e asfaltuar dhe si pasojë është ndotur rruga dhe është rrezikuar siguria e pjesëmarrësve në komunikacion.

Kompania pronare e kamionit është gjobitur me 1 000 euro, ndërsa ngasësi i kamionit 100 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat