Mos dilni në borë, në male, pa syze mbrojtëse - Bota Sot
Mos dilni në borë, në male, pa syze mbrojtëse

Shëndetësia

Mos dilni në borë, në male, pa syze mbrojtëse

Më: 26 janar 2019 Në ora: 09:58
Ilustrim

Verbëria nga bora shfaqet për shkak të rrezatimit ultraviolet, i cili në male është shumë më i lartë (refleksioni është trefish më i fuqishëm se në sipërfaqen e detit). Ajri i rralluar i maleve gjithë këtë edhe më shumë e potencon.

Personi me verbëri nga bora ka sy të skuqur dhe shikim të mjegulluar, ndien gërvishtje dhe dhembje në të dy sytë, madje fillon edhe t’i pengojë drita.

Nëse ju ndodh diçka e këtillë, vendosni kompresa të ftohta uji në sy.

Nëse bartni thjerrëza kontakti patjetër hiqni dhe mos i vini derisa të qëndroni në male. Në të kundërtën, thjerrëzat e kontaktit mund të çojnë deri në dëmtimin e kornesë, gjë që do të ngadalësojnë shërimin e syve.

Për të shpejtuar shërimin, në sy duhet vënë lot artificialë apo xhele për njomje të syve, të cilët përshpejtojnë epitelizmin e sipërfaqes së dëmtuar.

Bartja e syzeve të mëdha mbrojtëse, të puthitura mirë për fytyre, duhet të jetë imperativ i çdo skiatori apo shëtitësi në borë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...