Jeni të etur edhe pse pini ujë mjaftushëm? Mësoni pse ndodh kjo

Shëndetësia

Jeni të etur edhe pse pini ujë mjaftushëm? Mësoni pse ndodh kjo

Më: 10 prill 2019 Në ora: 15:35
Ilustrim

Ekspertët thonë se tashmë kemi dehidruar kur fillojmë të ndjehemi të etur. Nëse ju pini më shumë ujë se zakonisht, por keni ende etje, këto mund të jenë arsyet…

Konsumoni shumë kripë

Nëse konsumoni ushqime që përmbajnë shumë kripë, ju mund të ndjeheni të etur. Kripa nxjerr ujin nga qeliza dhe si rezultat ndjehemi shumë të uritur. Kini kujdes të mos konsumoni më shumë se pesë gram kripë në ditë, këshillojnë ekspertët.

Ushtrimet në mëngjes

Kini kujdes të mos konsumoni më shumë se pesë gram kripë në ditë, këshillojnë ekspertët. Nëse kryeni ushtrime në mëngjes, është mirë të dini se trupi juaj do të kërkojë shumë ujë gjatë ditës. Trupi humbet lëngun përmes djersitjes, kështu që është e nevojshme të kompensohet humbja.

Qëndrimi i gjatë në diell

Shmangni qëndrimet në diell, sidomos gjatë muajve të verës. Qëndrimi  i gjatë në diell mund t’ju bëjë të ndiheni të etur dhe gjithmonë kur të dilni nga shtëpia veres, mbani një shishe ujë me vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat