Ja si ndikon pastrimi me gojën tuaj i biberonit të rënë në tokë

Shëndetësia

Ja si ndikon pastrimi me gojën tuaj i biberonit të rënë në tokë

Më: 24 prill 2019 Në ora: 20:50
Ilustrim

Është një skenë që të gjitha nënat pa përjashtim e kanë përjetuar: biberoni i rënë në tokë; vraponi për ta larë, ose e fëshini për pantollona OSE e fusni në gojë për ta pastruar vetë.

Ndoshta opsioni I fundit mund t’iu duket i shpifur por është pikërisht veprimi më i duhur kur biberoni i foshnjes bie në tokë.

Studimet kanë gjetur se bakteriet qe gjenden në gojën e nënës mund ta ndihmojnë të vogëlin t’i luftojë alergjitë qysh në moshtë të re, përcjellë GazetaShneta.

Duhet ta dini që futja e biberonit në gojën tuaj nuk është se e bën një pastrim të mirëfillitë, por lë në të anti-trupa të gatshëm për të forcuar sistemin e imuniteti.

Ekspozimi sa më i hershëm ndaj bakterieve do ta ndihmojë fëmijën tuaj që të jetë rezistent ndaj ndërrimit të kushteve atmsferike.

Studimet kanë zbuluar se fëmijët që janë rritur në ferma ose që kanë pasur kafshë shtëpiake, kanë qenë shumë të rezistentë ndaj ndërrimit të motit se sa fëmijët që janë pastruar vazhdimisht.

Andaj, herën tjetër kur ndiheni në dyshime se si ta pastroni thithësen e fëmijës, futeni në gojë sepse ashtu po kontriboni në shëndetin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat