Ushqimet që ndihmojnë në nxirje të lëkurës

Shëndetësia

Ushqimet që ndihmojnë në nxirje të lëkurës

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 08:11
Ilustrim

Ajo që hamë ndikon në strukturën e brendshme të epidermës sonë. Uji, në veçanti, është me rëndësi themelore për mbajtjen e lëkurës të hidratuar mirë .

Beta-carotene stimulon formimin e melaninës e cila më pas stimulon edhe nxirjen e lëkurës nga dielli. Antioksidantët janë gjithashtu të domosdoshëm , pasi parandalojnë plakjen e lëkurës dhe dëmtimin që rrezatimi diellor mund të shkaktojë në lëkurë. 

Vitaminat A, C, E, selen dhe koenzim Q-10 i përkasin kësaj klase substancash, të pranishme në shumicën e ushqimeve me origjinë bimore. Të gjitha këto substanca janë të pranishme në pemë dhe perime, veçanërisht portokalli, ngjyra e kuqe gjithashtu tregon praninë e likopenit , një substancë që ndihmon lëkurën të rezistojë ndaj ekspozimit të diellit për një kohë të gjatë.

Omega 3 dhe Omega 6 janë gjithashtu të dobishme, të pranishme në farat e lirit, peshk, në fruta të thata, të cilat së bashku me vitaminën E ndihmojnë në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës dhe kundërveprimin e foto-plakjes.

Ushqimet e tjera të shëndetshme:

1 - Karrota

2 - Spinaqi 

3 - Çikore e kuqe

4 - Kajsia

5 - Çikore dhe raketa 

6 - Domatja

7 - Marule dhe selino 8- Pjeshka

9-Qershia

10 - Shalqini

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat