12,177 dhurues të gjakut në 7 muaj

Shëndetësia

12,177 dhurues të gjakut në 7 muaj

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 15:08
Foto

Nga 1 janari 2019 janë kryer 12,177 dhurime të gjakut në bankat e gjakut në Tiranë.

Shifrat janë bërë publike nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila thotë se tani është momenti i duhur për të dhuruar gjak.

“Nuk ka kohë më të mirë për të dhuruar gjak se tani nevojat rriten, ndaj dhurimi vullnetar është zgjidhja! ‪Cili grup gjaku je?     ‬ Dhuro Gjak Shpëto Jetë. ‪Bashkë ja dalim të sigurojmë. Gjak të Sigurtë për të Gjithë‬. Nga 1 Janari janë kryer 12 177 dhurime të gjakut në bankat e gjakut në Tiranë”, -thotë ministrja.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nisur prej kohësh fushatën solidare për dhurimin e gjakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat