Shkenca tregon se çfarë ndodh me trupin tuaj, nëse hani vezë të ziera në mëngjes

Shëndetësia

Shkenca tregon se çfarë ndodh me trupin tuaj, nëse hani vezë të ziera në mëngjes

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 09:05
Ilustrim

Një mëngjes i shëndetshëm ndoshta është gjëja e fundit që iu shkon ndërmend.

Por, ekziston një mënyrë e thjeshtë për ta bërë këtë vakt ushqimor të shëndetshëm: përzgjedhja e vezëve të ziera, transmeton lajmi.net.

Përveç se iu ndihmojnë që të humbni peshë, ky ushqim i ofron trupit edhe lëndë ushqyese që i nevojiten për funksionim gjatë ditës.

Krahas këtyre dyjave, ekzistojnë edhe një mori arsyesh tjera përse duhet t’i konsumoni me mëngjes vezët e ziera.

Përmirëson metabolizmin

Prania e aminoacideve thelbësore e bën të lehtë për trupin tuaj përdorimin e proteinave në vezë për mirëmbajtje. Përderisa vezët janë të pasura me proteina, ato mund të ndihmojnë për të rritur metabolizmin deri në 80-100 kalori.

Iu mban të ngopur

Vezët ju ndihmojnë të qëndroni të ngopur për një periudhë më të gjatë kohore. Vlera e lartë stative e vezëve zvogëlon oreksin tuaj dhe gjithashtu rrit ngopjen.

Burim i kolesterolit të mirë

Vezët rrisin nivelin e HDL (lipoproteina me densitet të lartë), i cili njihet si kolesterol i mirë. Njerëzit me një nivel më të lartë të HDL kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe problemeve të tjera serioze shëndetësore.

Përmirëson të shikuarit

Vezët përmbajnë dy antioksidantë thelbësorë – luteinin dhe zeaksantin. Këta antioksidantë lidhen me mbajtjen e shëndetshme dhe të sigurt të syve tuaj nga dëmtimi.

Ruan shëndetin e trurit

Ushqimi i duhur është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ruajtur shëndetin e trurit tuaj. Vezët përmbajnë sasi të përsosura të vitaminave dhe mineraleve, të cilat ndihmojnë në funksionimin e trurit tuaj. Vitaminat thelbësore dhe mineralet ruajnë funksionimin e qelizave tuaja të trurit, kujtesën, sistemin nervor dhe metabolizmin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat