Ujë, mjaltë dhe limon në mëngjes, mësoni përfitimet në shëndet

Shëndetësia

Ujë, mjaltë dhe limon në mëngjes, mësoni përfitimet në shëndet

Më: 18 dhjetor 2019 Në ora: 22:56
Ilustrim

Uji, mjalti dhe limoni janë tre produkte me shumë vlera për shëndetin e njeriut.

Por përzierja e të trejave sjell akoma është më shumë përfitime, sidomos nëse konsumohen në mëngjes.

Përfitimet e ujit të ngrohtë me limon dhe mjaltë esëll.

Nëse pihet esëll çdo ditë dhe pak i ngrohtë, ky lëng ofron shumë vlera dhe përfitime për trupin nga koka tek këmbët.

Imuniteti

Kur njeriu konsumon ujë me limon dhe mjaltë në mëngjes, imuniteti i tij është më i fortë dhe mund të përballet mjaft mirë me kërcënimet e ndryshme të baktereve gjatë ditës.

Ulja e kolesterolit

Konsumi i kësaj pijeje në mëngjes me stomak bosh ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit.

Mbipesha

Limoni ka aftësinë të djegë depozitat dhjamore ndërkohë që mjalti ka aftësi ngopëse, shkruan noa. Ky kombinim është i duhuri për njerëzit që duan të bien nga pesha në mënyrë të shëndetshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat