OBSH mohon kinezët: Nuk ka asnjë ilaç efektiv për koronavirusin

Shëndetësia

OBSH mohon kinezët: Nuk ka asnjë ilaç efektiv për koronavirusin

Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka mohuar raportet e mediave sot se janë gjetur medikimante efikase për trajtimin e njerëzve të infektuar me koronavirus që ka shkaktuar epideminë në Kinë dhe është përhapur në të paktën 20 vende të tjera.

Një raport televiziv kinez tha se një ekip hulumtues në Universitetin Jiangjiang gjeti një kurë efektive për virusin, ndërsa Sky News raportoi se studiuesit kishin bërë një "përparim të rëndësishëm" në zhvillimin e vaksinës, transmeton KosovaPress.

I pyetur në lidhje me raportet, zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jashareviq tha se aktualisht nuk ka ilaçe efikase të njohura kundër virusit 2019-nCoV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat