10 minuta rreze dielli çdo ditë në trupin tuaj zvogëlon rrezikun nga Koronavirusi

Shëndetësia

10 minuta rreze dielli çdo ditë në trupin tuaj zvogëlon rrezikun nga Koronavirusi

Më: 29 prill 2020 Në ora: 09:37
Ilustrim

Një eksperte shëndetësore në Australi thotë se dalja në diell për vetëm 10 minuta në ditë mund ta zvogëlojë në masë të madhe rrezikun e kontaktimit me COVID-19. Studiuesja e kancerit të lëkurës, dr. Rachel Neale, theksoi se të pasurit nivele të ulëta të vitaminës D rrit ndjeshmërinë ndaj virusit.

“Tani më shumë se kurrë nuk është koha të kemi mungesë të vitaminës D. Mungesa e vitaminës D, në organizëm, rrit rrezikun e shfaqjes së simptomave të Koronavirusit, por edhe nëse prekemi, probabiliteti është më i madh të kemi simptoma më të agravuara. Kjo ndodh për shkak se vitamina D ka efekt të rëndësishëm në sistemin imunitar”, tha dr. Neale.

Në një studim të vitit të kaluar, Rachel Neale zbulonte se sasia e duhur e vitaminës D në organizëm, zvogëlonte rrezikun ndaj infeksioneve akute të frymëmarrjes. Sëmundje e cila, nëse bie në kontakt me Koronavirusin, mund të dërgojë deri në fatalitet.

Dr. Neale tha se vetë merr çdo ditë pesë deri në 10 minuta rreze dielli për ta stimuluar prodhimin e vitaminës D në trupin e saj. Megjithëse, dr. Neale sugjeron që vitaminën D ta përfitojmë nëpërmjet rrezeve të diellit, ajo thotë se nëse njerëzit nuk kanë mundësi të dalin nga shtëpitë e tyre, ta marrin këtë vitaminë përmes medikamenteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat