Zbulimet e reja/ Faktorët e rrezikut për sëmundjen e parkinsonit

Shëndetësia

Zbulimet e reja/ Faktorët e rrezikut për sëmundjen e parkinsonit

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 06:55
Ilustrim

Një studim i realizuar nga mjekët e shërbimit të neurologjisë në Qendrën Universitare Spitalore Nënë Tereza, rezulton se prevalenca e sëmundjes së Parkinsonit në Shqipëri dy vite më parë ishte 8 persona për 1000 banorë.

Çfarë Është Sëmundja e Parkinsonit?
Sëmundja e Parkinsonit prek sistemin nervor qëndror dhe ka si bazë humbjen e qelizave të trurit që kryejnë funksione të caktuara siç është lëvizja, saktësia dhe shkathtësia. Vite më parë besohej se kjo sëmundje prekte vetëm moshën e tretë, mbi 60 vjeç, por mjekët kanë vënë re shfaqje të Parkinsonit edhe në mosha të reja dhe në atë të mesme.

Cilat Janë Simptomat e Sëmundjes së Parkinsonit?
Kjo sëmundje mban emrin e neurologut James Parkinson i cili ka veçuar disa prej simptomave kryesore Këtu përfshihej dridhja, kryesisht e duarve, e cila shfaqej kur pacienti ishte i qetë dhe zhdukej kur ai ishte në lëvizje. Simptoma të tjera janë:
• Ngadalësimi në shkrim e në ecje
• Kërrusje dhe ecje me hapa të vegjël.
• Muskuj të ngurtësuar
• Mungesë ekuilibri

Me degjenerimin e sëmundjes, njeriu mund ta ketë të vështirë të artikulojë fjalët, të gëlltitet, të përtypet, të mbajë mend, të flejë, të urinojë e të humbasë shqisën e nuhatjes.

Faktorët e Rrezikut Të Sëmundjes së Parkinsonit
Rreziku i shfaqjes së kësaj sëmundjeje mund të varet nga faktorët e mëposhtëm:

Gjinia– Burrat janë 1.5 herë më të prirur të vuajnë nga kjo sëmundje se gratë.

Mosha– Rreziku i kësaj sëmundjeje rritet me moshën, megjithatë diagnozat mund të shfaqen edhe para moshës 50 vjeçare.

Genet– Në shumë raste, sëmundja shfaqet edhe tek pacientët që në historikun e tyre genetik nuk kanë pasur gjurmë të saj.
Megjithatë, faktori genetik nuk përjashtohet në shumë raste të tjera, madje luan rol nxitës.

Shkaqet mjedisore– Studimet kanë treguar një lidhje të mundshme mes ekspozimit ndaj kimikateve që gjenden tek pesticidet dhe metalet e rënda me sëmundjen e Parkinsonit.

Lëndimet në kokë– lëndimet e përsëritura në pjesën e kokës rrisin rrezikun e shfaqjes së sëmundjes së Parkinsonit, por diagnoza nuk është e garantuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat