Imuniteti nga coronavirusi mund të zgjasë vetëm disa muaj, paralajmërojnë shkencëtarët

Shëndetësia

Imuniteti nga coronavirusi mund të zgjasë vetëm disa muaj, paralajmërojnë shkencëtarët

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 12:01
Foto Ilustrim

Njerëzit që janë shëruar nga coronavirusi mund të kenë imunitet vetëm për disa muaj, ka gjetur një studim i ri shqetësues.

Më parë thuhej se antitrupat zgjasnin më shumë, por duket se kjo nuk është e vërtetë.

Studiuesit nga King’s College në Londër besojnë se antitrupat ulen në mënyrë dramatike në tre muaj pas infeksionit.

Kjo do të thotë se njerëzit mund të infektohen me virus për herë të dytë.

Ata hetuan mostra nga 65 pacientë me coronavirus, 94 ditë pasi ata ishin diagnostikuar me COVID-19.

Vetëm 17 për qind e njerëzve që morën pjesë në studim kishin antitrupa tre muaj pas shërimit nga virusi.

Profesori Wendy Barclay, një virolog nga grupi këshillues shkencor i Qeverisë për emergjencat, paralajmëroi që coronavirusi mund të kalonte më shumë se një orë në ajër, duke shtuar rrezikun e marrjes së virusit përmes ajrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat